Qendra Kosovare për Studime ka realizuar hulumtimin e besueshmërisë së qytetarëve për institucionet e sigurisë me temë “Barometri Kosovar i Sigurisë”, Edicioni i Tetë”, i cili u publikua dje.
Këtë vit me shkallën më të lartë të besueshmërisë së qytetarëve doli Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK, me 77.7 përçin.
Nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) për këtë rezultat thonë se janë inkurajuar nga rritja e besueshmërisë për FSK-në nga qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve dhe në tërë vendin, gjithashtu i falënderojnë ata për besimin e paraqitur.
“Edhe këtë vit, si të gjitha vitet paraprake, Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK prezantohet me besueshmërinë më të lartë në Kosovë, me shkallën e besueshmërisë prej 77.7 për qind të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën dërguar nga MFSK.
Më tej ata thanë se synojnë që të rrisin këtë besueshmëri në vazhdimësi, duke përmbushur misionin që i dedikohet FSK-së në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve.
Dhe thanë se kjo e arritur është produkt i përkushtimit të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, përkrahjes së partnerëve strategjikë, SHBA-së, NATO-s dhe vendeve tjera partnere, sikurse edhe përkrahjes së partnerëve në rajon.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...