Qytetarët serbë janë detyruar të kalojnë në këmbë kufirin në Jarinjë, për të hyrë në Kosovë.
Kjo si pasojë e bllokimit të rrugës nga një grup i serbëe, si shenjë proteste kundër vendimit të institucioneve të Kosovës për mos lejimin e qarkullimit të targave të Serbisë në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjtiha automjetet që mbajna targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4