Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” kandidati i kësaj partie për deputet, Anton Quni. Më tutje Quni ka thënë se prioritetet e LDK-së pasi t’i fitojë zgjedhjet do të jenë krijimi i vendeve të reja të punës dhe sundimi i rendit dhe i ligjit.
“Besoj që po. Vlerësimin tim e kam shprehur edhe si anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe besoj që është trajtuar me konsideratë”, ka thënë Quni, duke folur për përfshirjen e Vjosa Osmanit. “T’ua përkujtoj vetëm që LDK-ja është parti me traditë dhe e vetmja që kultivon demokraci të lartë brenda saj”, ka shtuar ai.
Duke folur për listën që LDK-ja ka dorëzuar në KQZ me kandidatët e saj për deputetë, Quni ka thënë se kjo është listë e formuar në bazë të moralit politik dhe arsimimit.
“Lista e kandidatëve të LDK-së është përmbledhje e mundësive, nevojave, limiteve në numër, përfaqësimit të gjeneratave, barazisë gjinore, regjioneve dhe shumë faktorëve të tjerë. Kandidatët janë të përzgjedhur duke u bazuar në kriteret që LDK-ja i ka vendosur si standard, duke iu referuar moralit politik, arsimimit, ekspertizës së çdo kandidati dhe kredibilitetit të tyre në shoqërinë e gjerë kosovare”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së, i cili po kërkon edhe një mandat si përfaqësues i popullit.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...