Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2025 ka shënuar një rekord me realizimin e mbi 400 operimeve kardiokirurgjike, duke përfshirë raste elektive dhe emergjente, në përputhje me standardet bashkëkohore të kardiokirurgjisë.
Bazuar në një komuniktatë të lëshuar për opinionin, ShSKUK thotë se gjatë këtij viti janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane.
Po ashtu, në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë realizuar 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës.
“Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë vazhdon të shënojë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe besimit nga pacientët, duke u angazhuar për rezultate edhe më të mira në vitet në vijim. Stafi u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit”.
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...