Shkak i sulmeve fizike ndaj mjekëve Sindikata e Qendrës Klinike Universitare(QKUK) ka vendosur që të mbajë një protestë paralajmëruese-30 minutëshe, para Klinikes Emergjente të QKUK.
Sipas njoftimit qëllimi i kësaj proteste është “Ndalimi i sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë”.
Protesta do të mbahet të martën me datë 26.11.2019, me fillim në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 10:30. Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë vitit 2019.
Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...