Drejtori i SHSKUK Basri Sejdiu, tha se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për materiale shtesë mbrojtëse.
“Kemi bërë kërkesa shtesë në ministrinë e shëndetësisë, përfshirë materiale mbrojtëse pasi që më të rrezikuarit janë stafi”, raporton portali arbresh.info.
Gjithashtu tha se janë marrë masa edhe me material dezinfektues.
“Nuk kemi ndenjur duarkryq gjithmonë në koordinim me të gjithë. Kemi marrë rekomandime që të jemi të gatshëm. Me rastin e rritjeve të emergjencave rriten edhe kërkesat, kemi bo kërkesa shtesë në Ministrinë e Shëndetësisë për ballafaqim më afatgjatë përfshirë material mbrojtëse, sepse më të rrezikuarit janë stafi, kemi marrë masa shtesë edhe me material dezinfektues. Dhe nga aspekti logjistik furnizimi me maska e rroba të gjitha këto janë porositur dhe presim që sot të realizohen, si ekip shpresoj të jemi në nivel që qytetarëve të ju ofrojmë shërbimet e nevojshme”, tha ai./arbresh.info/
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...