Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka mbajtur panel-diskutimi publik me temën: Raportimi mediatik mbi marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.
Kjo qendër teksa i referohet hulumtimit të bërë ne periudhën nëntor 2024 deri në korrik të 2025-ës, vihet në pah marrëdhënia e mira ndëretnike. Ky vlerësim vije pas diskutimeve që thuhet të kenë bërë me qytetarët e gjashtë komunave: Kamenicës, Graçanicës, Vitisë, Lipjanit, Shtërpcës dhe Gjakovës.
“Në të gjitha komunat, pjesëmarrësit i përshkruan marrëdhëniet ndëretnike nderpersonale si të forta, shpesh në kontrast me mënyrën se si situata mund të perceptohet në bazë të politikës kombëtare, konkretisht në dialogun zyrtar ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, i cili aktualisht është i bllokuar për shkak të disa rrethanave” tha Jeta Loshaj nga kjo qendër.
E gazetarja nga Radio Kosova 2, Zulfija Jakupi tregoi se si komuniteti serb në Kosovë ekzagjeron raportimet. Ajo theksoi edhe se si mediat serbe qytetarët i paraqesin si viktima.
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën