Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, prej sot e ka hapur edhe këshillimoren për pacientët me sëmundjet jo ngjitëse (Hipertension dhe Diabet).
Kjo është realizuar falë një bashkëpunimi të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH).
Sipas një njoftimi dërguar mediave, bëhet e ditur se në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimore, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, mjekë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë.
“Nënkryetari i Komunës së Malishevës, fillimisht i ka përshëndetur dhe më pas i ka falënderuar AQH- në për këtë ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme për QKMF-në, ku përmes trajnimeve dhe ndihmës në aparaturë dhe mjete konkretizuese, ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë projekt dhe bashkëpunimin e mirë tani e tri vite mes QKMF-së dhe AQH-së, foli koordinatorja e projektit në QKMF, Valbona Gashi, e cila është edhe kryeinfermiere në QKMF.
Ajo e prezantoi punën tri vjeçare me AQH në Malishevë, dhe ndihmën konkrete në disa fusha që AQH ka dhënë për QKMF-në në Malishevë, përfshi edhe qendrat të mjekësisë familjare për shërbimin e vaksinimit, deri në hapjen e kësaj këshillimore.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit