Qindra punëtorë paralajmërojnë Kurtin, duan 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga

15:10 | 20 Maj 2022

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën paralajmëruan veprime të rënda, përfshirë grevat e përgjithshme.

Në protestën e sotme, sindikatat kërkuan miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik deri në miratimin e këtij ligji.

Udhëheqësi i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se Qeveria duhet të hap derën e dialogut social.

LEXO EDHE Hykolli: Nuk tërhiqemi deri në realizimin e kërkesave tona

Ndërsa, Rrahman Jashari nga SBAShK-u, duke iu drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, paralajmëroi greva të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

LEXO EDHE Rrahman Jasharaj: Do të shkojmë me greva të përgjithshme

Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale