Rrahman Jasharaj: Do të shkojmë me greva të përgjithshme

14:41 | 20 Maj 2022

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, thotë se do të kalojnë në greva të përgjithshme nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, miratimi i Ligjit për paga dhe zbatimi i Ligjit për sigurim shëndetësor.

“BSPK është tani shumë e madhe dhe këtë madhështi po ja jep edhe SBAShK-u. Sot po flet punëtoria e Kosovës. Qeveri dilni e flisni çfarë keni për të thënë. Ne po i lutemi Zotit, që t’i realizoni këto kërkesa. Do të ketë veprime edhe më të rënda, që ne nuk i duam, por si duket ju po i doni. Heshtja tregon se kërkesat tona janë legjitime. Do të shkojmë me greva të përgjithshme”, deklaroi Jasharaj.

Këto komente ai i bëri në protestën e përgjithshme të punëtorëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale