Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për vendimin e qeverisë për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike.
Në seancën e sotme ku temë e diskutimit është energjia elektrike dhe mungesa e saj, Rizvanolli tha se japin të drejtën qeverisë që të marrë masa sipas rekomandimeve.
“ Vendosja e masave emergjente nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë por kjo ia jep të drejtën qeverisë që në bazë të rekomandimeve të komitetit teknik emergjent të ndërmarrë masa sipas nevojës dhe për kohëzgjatjen që konsiderohet e domosdoshme për të kaluar krizën më lehtë andaj deputetë ju ftoj ta aprovoni këtë vendim. Aprovimi i mundëson qeverisë të fillojë zbatimin e masave menjëherë dhe i njëjti kërkon miratim nga Kuvendi. ”, ka thënë Rizvanolli./arbresh.info/
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...