Qeveria e Kosovës ka sqaruar takimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me publicistin Veton Surroi, dhe këshilltarin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka thënë arbresh.info se ky takim nuk kishte të bënte me angazhimin e Surroit dhe Shalës në ekipin negociator siç ishte raportuar në medie, por rreth një projekti tjetër.
Sipas Kryeziut, ky projekt është i financuar nga ambasada norvegjeze në Kosovë, i cili është nënshkruar javë më parë.
“Nuk behet fjale për ekip negociator. Bëhet fjale për një ekip ekspertesh te financuar nga ambasada norvegjeze në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit që kemi nënshkruar këtë javë, e në të cilin ekip mes tjerëve do angazhohen edhe z. Surroi dhe z. Shala. Zëvendëskryeministri Bislimi është takuar me ekipin ditëve të fundit”, thotë Kryeziu./arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...