Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria po planifikon ta shndërrojë një objekt në Leposaviq në maternitet, në një mbledhje të sotme të Qeverisë.
Kurti, njoftoi se të mërkurën ka vizituar Leposaviqin bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të shqyrtuar mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet.
“Ky mamograf do të vizitojë çdo komunë të vendit, duke filluar nga Leposaviqi dhe duke vazhduar në Viti e Mitrovicë të Veriut”, theksoi Kurti.
Ai njoftoi gjithashtu se janë shqyrtuar mundësitë për të kthyer një ndërtesë në maternitet, për t’iu shërbyer grave të Leposaviqit, në mënyrë që ato të mos detyrohen të udhëtojnë për në Novi Pazar për të regjistruar foshnjat si banorë të Serbisë./Arbresh.info
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip