Qeveria e Kosovës ka dyfishuar asistencën sociale për rreth 24 mijë familje.
Në shoqëri njihet si “kokërrshpinologji” fenomeni i njerëzve që nuk punojnë.
Numri i familjeve që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës arrin në rreth 24 mijë.
Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, duke filluar nga 50 euro deri 150 euro.
(Skema FOTO)

E marrim mesataren e shumës së asistencës sociale prej 100 eurove për shtatë anëtarë të familjes.
Atëherë i bie se për 24 mijë familje ishte bërë pagesa prej rreth 2 milionë e 400 mijë eurove.
Me dyfishim, rreth 4 milionë e 800 mijë euro e buxhetit të shtetit do të shkojë tek këto familje.
Për një periudhë tre mujore, i bie që rreth 14 milionë e 400 mijë euro të shpenzohen për asistencë sociale.
Numri i familjeve që përfitojnë skemë sociale mund të rritet, në kohën kur shumë biznese po shkojnë drejtë falimentimit.
Kjo, si rezultat i mos mbështetjes së nevojshme nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike ende është në sirtarë të Kuvendit të Kosovës.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...