Vetëm 47.6 për qind të planit të punës e ka realizuar Qeveria e Kosovës gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2022, kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja FOL.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL, teksa ka përmendur dikasteret e ndryshme, sqaroi se Ministria e Mbrojtjes është e vetmja që nuk iu është përgjigjur pyetësorit.
Ajo ka sqaruar se 46.9 për qind të planit e ka realizuar zyra e kryeministrit, Ministri e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9%, përderisa Ministria e Drejtësisë ka realizuar 56.4 për qind të planit të punës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9 për qind. Ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka realizuar 58. 3 për qind të planit. 22.3 për qind i ka realizuar Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, ndërsa ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporë ka realizuar 42 për qind të planit të Punës./EO/

Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...