Qeveria e Kosovës ka përshëndetur miratimin e konkluzioneve për zgjerimin dhe procesin e stabilizim asocimit nga ana e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.
Në komunikatën e saj dërguar mediave thuhet se ato vulosin faktin që Kosova ka pasur një vit të suksesshëm në aspekt të integrimit evropian.
Sa i përket procesit të Liberalizimit të Vizave, thuhet më tutje në njoftim se Qeveria e Kosovës merr në konsideratë përfundimet e Këshillit të BE-së, por pret që liberalizimi për kosovarët të bëhet pa vonesa të mëtutjeme.
Në kontekst të krizës politike në vend qeveria e vendit e ka vlerësuar thirrjen për tejkalim të saj duke ritheksuar qëndrimin se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes një dialogu institucional.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...