Investimet e Ministrisë së Bujqësisë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësinë do të vazhdojnë të rriten nga viti në vit.
Përmes këtyre investimeve, të cilat parashihen të realizohen gjatë këtij mandati, synohet fuqizimi i këtij sektori dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.
Kështu është shprehur sot Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili së bashku me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli kanë vizituar Komunën e Mamushës dhe fshatin Krushë e Madhe.
Gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja ka investuar në vazhdimësi në këtë komunën e Mamushës duke mbështetur fermerët me grante dhe subvencione.
Gjithashtu ai theksoi se edhe këtë vit kanë një buxhet të dyfishuar dhe fermerët do të përfitojnë edhe me shumë.
“Bujqësia është një nga segmentet kyçe të zhvillimit të vendit dhe që gjeneron vende pune. Andaj ne i ftojmë të gjithë ata që kanë tokë të punueshme që ta shfrytëzojnë atë, dhe mbështetja nga shteti nuk do të mungojë”, tha ministri Krasniqi.
Në anën tjetër, kryeparlamentari, Kadri Veseli uroi kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Butuc për Ditën Kombëtare të Turqve, dhe tha se diversiteti e bën Kosovën vend unik.
“Bujqësia është prioritet i rëndësishëm për Kosovën dhe prandaj jam këtu me ministrin për të konfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së institucioneve për fermerët”, tha Veseli.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc ka falënderuar ministrin Krasniqi dhe kryetarin Veseli për vizitën dhe për mbështetjen në veçanti që MBPZHR-ja ka dhënë për fermerët e kësaj komune. Ai tha se qytetarët e kësaj komune janë shumë punëtorë dhe meritojnë mbështetje në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës.
Po ashtu, sot ministri Krasniqi, ka vizituar edhe Kooperativën Bujqësore të Grave “Krusha”, në Krushë të Madhe të Rahovecit, me ç’rast tha se Rahoveci është qendra e bujqësisë në Kosovë dhe kjo kooperativë është një nga simbolet kryesore të këtij epiteti që gëzon Rahoveci.
“Kooperativa është mbështetur në vazhdimësi nga MBPZHR-ja dhe ne do të vazhdojmë të hartojmë politika në mbështetje të planeve të tyre për zgjerim dhe zhvillim më të madh”, ka thënë ministri Krasniqi.
Ndërsa, Kryetari Veseli e vlerësoi lartë përkushtimin e grave të Krushës në zhvillimin e bizneseve dhe punimin e tokës. Ai tha se kjo koperativë është shembull për punë të palodhshme.
Fahrije Hoti, kryetare e koperativës falënderoi MBPZHR-në për mbështetje të vazhdueshme që ka dhënë në zhvillimin e kooperativës. Ajo njoftoi me të arriturat e deritanishme dhe foli për planet që kanë për të ardhmen.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara do t’i mbështes projektet e grave fermerë përmes granteve dhe subvencioneve./Arbresh.info/
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...