Ekspertët e integrimit vlerësojnë se çështja e liberalizimit të vizave, respektivisht lobimi te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, është lënë anash nga institucionet e Kosovës.
Një gjë e tillë sipas tyre po ndodh pikërisht për faktin që tërë vëmendjen aktualisht e ka marrë dialogu Kosovë – Serbi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pavarësisht se kanë kaluar dy javë prejse Komisioni Evropian (KE) ka publikuar rekomandimin për vizat, institucionet e Kosovës ende nuk kanë ndonjë strategji konkrete për të lobuar te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit për Kosovën. Përkundrazi, ndonëse nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës se lobimi është duke ndodhur për çdo ditë, nuk kanë treguar se cila do të jetë strategjia e cila do të ndiqet në këtë drejtim.
Lidhur me këtë nuk është përgjigjur as Ministria e Integrimit Evropian (MIE). Kurse ekspertët e integrimit vlerësojnë se institucionet duhet patjetër të lobojnë te vendet e BE-së, si: Gjermania, Franca e Belgjika, të cilat sipas tyre duhet të informohet saktësisht se cilat janë të arriturat e Kosovës në sundimin e ligjit.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...