Qeveria e Kosovës ka ka zhvilluar sot mbledhjen e 167-të në formë elektronike.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje u mor vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Kosovës në Berlin, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu në këtë mbledhje, qeveria ka miratuar vendimin edhe blerjen e objektit rezidencial në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...