everia në detyrë ka miratuar propozim vendimin e konfirmimit të obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë, largimi i UNMIK-un përmes marrëveshjes me CEFTA-n ka shënuar arritje historike për vendin.
“Sot, për vendimmarrje të qeverisë, kemi vendimet që janë aprovuar në Komitetin e Përbashkët të CEFTA-s, sikurse: tregtinë elektronike dhe bashkëpunimin digjital; barna më të sigurta dhe qasje më e shpejtë në to; mbështetje për bizneset përmes uljes së kostove doganore dhe të përshpejtimit të procedurave doganore; njohje e nënshkrimeve elektronike dhe qasje më e barabartë në shërbime digjitale pa geoblocking; si dhe konkurrencë e drejtë, që sjell zgjedhje më të gjera e çmime më të mira. Të gjitha këto vendime do të zgjerojnë dhe thellojnë tregtinë mes Kosovës dhe rajonit, si dhe qasjen graduale në tregun unik të Bashkimit Evropian. Arritje këto, që përkthehen, sigurisht, në më shumë vende pune, shërbime më cilësore dhe një Kosovë në përgjithësi më të sigurt e më prosperuese”, tha ai.
Gjatë mbledhjes u miratuan gjithashtu propozim vendimet për shpronësime të ndërmarrjeve private për nevoja të institucioneve shtetërore, duke përfshirë ato për realizimin e linjës ajrore te parku me erë në Zatriq, për ndërtimin e kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit”.
Poashtu u morën vendime për shpronësime në interes të ndërtimit të rrugës tranzit Klinë – Gurakoc, zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë