Ministri i Financave në Kosovë, Besnik Bislimi ka propozuar një pako për emergjencë fiskale.
Ai ka thënë se masat e marra për mbrojtje nga koronavirusi e kanë penguar prodhimin dhe ka rënie të aktivitetit ekonomik në tri kategori, tek qytetarët, komuniteti i biznesit dhe buxheti i shtetit.
“Kapaciteti është shumë i kufizuar dhe borxhi është i lartë për shkak të pa pagesave. Masat e Qeverisë edhe në aktivitetin ekonomik janë reflektuar me një automatizëm edhe te të hyrat doganore dhe tatimore nga 7.5 deri në 12.5%. Mund të ketë 200 milionë euro më pak të hyra”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në kuadër të pakos së masave emergjente që ka përgatitur MF-ja është përgatitur një raporti mbi gjendjen e ekonomisë pas përhapjes së pandemisë.
Bislimi ka thënë se synim nuk është kompensimi i të gjitha dëmeve, por minimizimi i tyre.
Ndër 13 pikat e prezantuara, Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i kompensojë kompanitë për pagat të cilat ka propozuar të jenë në masën e pagës minimale prej 170 euro.
“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro”.
“Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë ai para medieve./EO/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...