Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 179-të me radhë në formë elektronike.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje janë marrë këto vendime:
– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023.
– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023.
– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023.
– Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.
– Ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.
-Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.
– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke./Arbresh.info/
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...