Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 520 mijë euro për financimin shtesë të projektit të renovimit të kulmit dhe konstruksionit të hapësirës së brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML)
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se se ndarja e këtyre mjeteve vjen pas kërkesës nga Ministria e Drejtësisë.
“Nga Ministria e Drejtësisë, kemi pranuar kërkesë për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 520 mijë eurove dhe kjo kërkesë ndërlidhet për renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave në objektin e brendshëm të IML-së, pas zjarrit dhe dëmeve që kanë ndodhur në atë objekt”, ka thënë ai.
Ai shtoi se mjetet do të merren nga shpenzimet e paparashikuara dhe do të transferohen në Ministrinë e Drejtësisë./Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova