Është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës një rregullore e re që ka të bëjë me orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve të administratës shtetërore.
Vendimi është miratuar me shumicë votash nga kabineti i Qeverisë së Kosovës.
Projekt-Rregullorja për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve Publikë parasheh rregullimin e ri të orarit dhe pushimeve të zyrtarëve të administratës shtetërore.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka liruar nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore angazhohen përkohësisht në këto institucione./arbresh.info/
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...