Qeveria e Kosovës ka bërë në mbledhjen e sotme shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky projektligj është pjesë e obligimeve ndaj agjendës së reformës evropiane, shkruan arbresh.info.
“Projektligji ka për qëllim ngritjen e efikasitetit në shkallë më të lartë të sistemit prokurorial. Me këtë projektligj do të shqyrtohen dhe kriteret për emërimin e prokurorëve në Prokurorinë Speciale. Unë besoj se me këtë projektligj sistemi jonë juridik do të arrijë qëllimet e shumta si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Tahiri.
Projektligji është miratuar nga kabineti qeveritar./arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit