Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës, për periudhën fillestare dymbëdhjetë mujore janar – dhjetor 2021.
Aktivitetet kryesore që Zyra për Luginën e Preshevës do t’i realizojë janë implementim i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, të mbështetura në nevojat e popullsisë shqiptare në Luginë dhe të elaboruara në një dokument si pjesë esenciale e programit të punës, për 12-mujorin e parë, raporton arbresh.info
Ju rikujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës më 28 shtator 2020, ka themeluar “Zyrën për Ofrimin e Asistencës ndaj Qytetarëve të Luginës së Preshevës”.
Sipas këtij vendimi, Zyra për Luginën e Preshevës do të ketë përgjegjësinë që të ndërmarrë dhe koordinojë të gjitha veprimet institucionale, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeministrit, në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë si dhe në fusha të tjera që dalin si nevojë e kohës.
Për më shumë informacione rreth planit të punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021, klikoni në këtë link: https://kryeministri-ks.net/dokumente/?kategoria=dokumente-aktuale&viti
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...