Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se kërkon që Ministria të obligoj institucionet qëndrore dhe lokale për zbatimin e vendimit për ndalimin e përdorimit të thëngjillit.
Ministri Shyqiri Bytyqi ka thënë se MASHT-i ka kohë që e ka marrë këtë vendim.
“Qysh në muajin Prill e kemi marrë këtë informatë dhe e kemi zbatuar”, ka thënë ai.
Ministri Dardan Gashi ka thënë se është vendim i mirë por është në shkatërrim të pyjeve.
“Ne po e zgjidhim një problem por po shkatërrojmë diçka tjetër”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/344852316264325/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...