Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së thotë se nuk ka pranuar kërkesë për protezat e invalidëve veteranë.
Sipas njoftimit dërguar nga Zyra e Kryeministrit kërkesa e fundit për proteza ka ndodhur në qeverisjen e kaluar, ku ishte ndarë buxhet dhe se shoqata e invalidëve është në zbatim të asaj kërkese.
“Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ju informon se nuk ka pranuar kërkesë për sa i përket protezave për invalidë veteranë e të cilën nuk e ka trajtuar. Kërkesa e fundit në lidhje me protezat për invalidë veteranë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë qeverisjes së kaluar, ku është ndarë buxhet dhe shoqata e invalidëve veteranë është në zbatim e sipër të asaj kërkese”, thuhet në komunikatë.
Kjo zyrw ka thënë se është e hapur për shqyrtim dhe trajtim të çfarëdo kërkese, dhe çështjet e këtilla si ofrimi i protezave për invalidë veteranë do të konsiderohen ashtu siç edhe janë, esenciale.
Për këtë çështje tw dielën deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk po i trajton invalidët e luftës.
“Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime. Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...