Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Sipas njoftimit, së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë, shkruan Arbresh.info.
Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë.
Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Arbresh.info/

Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella