Qeveria e Kosovës nuk e di deri ku ka shkruar hetimi ndërkombëtarë për vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, ndonëse për këtë hetim Qeveria i ka ndarë 50 mijë euro.
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë një konference për media ka akuzuar qeverinë e Kosovës se po pengon lejimin e një hetimi të drejtë ndërkombëtarë për zbardhjen e vdekjes së Deharit, i cili ndërroi jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 Nëntor 2016.
Këtë e ka hedhur poshtë këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi i cili në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Qeveria nuk e dinë se ku ka ngecur hetimet por sipas tij Lëviza Vetëvendosje nuk ka shfaqur interesim rreth këtij hetimi.
“Sa i përket kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndarë, me vendim të posaçëm, 50 mijë euro për hetim ndërkombëtarë të rastit. Po së fundi ka ngecë kjo çështje. Nuk e di ku ka ngecë por Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë shfaqë kurrë far interesimi rreth kësaj çështje. Qeveri a e ka kryer punën e vet ndërkaq ku ka ngecë puna kjo është çështje jashtë nesh”, ka thënë Matoshi./Arbresh.info/
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes