Ka më shumë se dy muaj që kur është formuar Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Por, ky i fundit ende nuk ka emëruar një zëdhënës, shkruan arbresh.info.
E kjo po konsiderohet shqetësuese edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Në një përgjigje për arbresh.info, AGK ka thënë se kjo pozitë rrit transparencën e këtij institucioni.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës konsideron se Zëdhënësi i Qeverisë si pozitë publike ka një rëndësi të veçantë, e cila rritë transparencën e këtij institucioni, por që njëkohësisht lehtëson punën e gazetarëve. Bordi i AGK-së, u ka rekomanduar qeverive të mëparshme për të emëruar zëdhënës për të qenë sa më transparent jo vetëm ndaj gazetarëve, por edhe ndaj qytetarëve”, thuhet në përgjigje.
Por, në drejtim të AGK-së nuk kanë shkuar ankesa për këtë mungesë.
“AGK-ja nuk ka pranuar ankesa nga gazetarët për mungesën e një zëdhënësi të Qeverisë Hoti, por konsiderojmë se duhet të ketë dhe emërimi i saj/tij të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet më tej në përgjigjen e AGK-së.
Portali arbresh.info ka rreth një javë që ka dërguar pyetje në drejtim të zyrës për medie brenda Qeverisë së Kosovës se kur do të bëhet emërimi i zëdhënësit, por që nuk ka marrë përgjigje.
Praktikë të ngjashme me vonesë në emërimin e zëdhënësit kishte pasur edhe ish-qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai kishte emëruar Përparim Kryeziun në këtë pozitë pasi kishin kaluar rreth dy muaj nga formimi i Qeverisë./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...