Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin e Ekspertëve për Dialog me Serbinë, shkruan arbresh.info.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka prezantuar themelimin e Këshillit të Ekspertëve për Dialog.
Ky këshill do të udhëhiqet nga një koordinator i cili do të bëjë analiza specifike dhe do të këshilloj kryeministrin për dialogun me Serbinë.
“Propozohet themelimi i këshillit të ekspertëve për dialog me Serbinë. Koordinatori për dialog bën analiza specifike dhe këshillon kryeministrin për dialogun me Serbinë dhe përgatit dokumente analitike e politike sipas nevojës” tha Selmanaj.
Sipas Selmanaj, koordinatori për dialog është person kontaktues dhe dialogues për të gjitha palët për dialogun.
Buxheti i këshillit përcaktohet me vendim të qeverisë./arbrehs.info/
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...