Qeveria e Kosovës ka emëruar në mbledhjen e sotme anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.
Komisioni i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, do të ketë anëtar Riza Smakën, Zejnullah Grudën dhe Florim Isufaj.
Kryeministri Haradinaj tha se me këtë rast se ky veprim po bëhet për të ndërprerë vakumin e krijuar, shkruan arbresh.info.
“Tani kemi një vakum të krijuar me ndërprerjen e komisionit paraprak. Është një përmbushje e një obligimi ligjor që del nga Qeveria e Kosovës”, tha Haradinaj.
Ky komision mori tri abstenime nga kabineti qeverisës, ndër ta nuk votuan edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq dhe ministri Nenad Rikalo./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...