Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjerash, do të shqyrtohet edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Në mbledhje, Qeveria pritet ta miratojë planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator, shkruan Gazeta Express.
Ndër tjerash, Qeveria do ta shqyrtojë edhe propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar task forcën anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.
Ekzekutivi po ashtu sot do të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për ëprgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. /Arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit