Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Qeveria vlerëson se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta.
Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta.
“Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës./Arbresh.info.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...