Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim te thëngjillit për nevoja të prodhimit të energjisë elektrike.
“Bazuar në Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas plotësimit në tërësi të procedurave ligjore dhe në përputhje me urgjencën, ka propozuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pronat që preken nga ky vendim janë në zonat kadastrale të Hades, Shipitullës, Palajt, Leshkoshiqit dhe Sibovcit në Komunën e Obiliqit./arbresh.info/
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim