Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbyllur të premten me sukses Ankandin e 100-të me radhë të Letrave me Vlerë (KV004-17), ku u ofertuan Obligacione Thesari me maturitet 5-vjeçar në vlerë nominale 20 milionë euro, ndërsa shuma e ngritur do të shërbejë për ri financimin e Obligacioneve të emetuara 2 vite më parë.
Në këtë ankand, tregu shfaqi interesim për blerje të letrave me vlerë në vlerë 44.62 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro.
Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë, si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.
Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV004-17 janë, vetëm bankat në vlerë 19.99 milionë euro, thuhet në komunikatën për media.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...