Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në përmbushjen e agjendës legjislative për vitin 2019. Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.
Në këtë komunikatë thuhet se , një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin në vijim do të jetë realizimi i agjendës legjislative për vitin 2019 dhe për realizim të saj është i nevojshëm një bashkëpunim dhe koordinim i punës së Qeverisë së Kosovës dhe
Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me shefat e grupeve parlamentare, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufin dhe Bilall Sherifin nga Nisma, për të diskutuar mundësitë e realizimit të agjendës legjislative, që nënkupton edhe realizimin e projekteve tona për të ecur drejt një shoqërie të zhvilluar dhe të konsoliduar demokratike. Kosova ka nevojë për dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend, me qëllim të realizimit të obligimeve institucionale në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë. Ky takim do të jetë në vazhdën e intensifikimit të punës sonë, për ta përmbyllur agjendën legjislative, që është edhe pjesë e detyrimeve tona në procesin e integrimeve euro-atlantike. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim bashkëpunimin me të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionalë, me qëllim të arritjes së objektivave qeverisëse të vendit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...