Madje, sipas burimeve nga veriu, serbët janë të gatshëm të verojnë jashtë Prishtinës, duke mos pritur deri në “pafundësi”.
Por, Qeveria e Kosovës, subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se funksionalizimi i njëanshëm i Asociacionit do të bënte që institucionet e Kosovës të mos e pranojnë atë si legjitim dhe se serbët në Kosovë nuk do të kishin kurrfarë përfitimi nga formimi i këtij Asociacioni, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ata madje thonë se mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë do të bënte që kësaj të fundit t’i bllokohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se vetëshpallja e Asociacionit së Komunave është një hap i pamundur, ndërsa ka shtuar se Serbia pa i zbatuar marrëveshjet me Kosovën do ta ketë të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën