Automjetet me targa kosovare të cilat do të qarkullojnë në autostradën “Rruga e Kombit” tash e tutje do të paguajnë taksën rrugore shtesë në vlerë prej 10 eurosh, derisa ato të Shqipërisë vetëm 5 euro.
Një shumë e tillë po cilësohet e lartë nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Vendimi i ri i qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e tarifës prej 5 eurosh për shkuarje dhe po aq para për ardhje të automjeteve kosovare që qarkullojnë në “Rrugën e Kombit” ka gjetur kundërshtimin edhe të ministrit që udhëheq dikasterin e Infrastrukturës.
Ministri Pal Lekaj teksa ka komentuar vendosjen e taksës e ka konsideruar të lartë çmimin dhe të papërballueshëm njëkohësisht.
Për gazetën “Zëri” Lekaj ka paralajmëruar se papajtueshmërinë e njëjtë do ta shprehin në konferencën e dy qeverive, e cila pritet të mbahet në nëntor të këtij viti.
“E kemi theksuar që nga dita e shpalljes së vendimit për taksën e ‘Rrugës së Kombit’ se çmimi është i lartë, ekonomia familjare dhe qëndrueshmëria ekonomike e bizneseve tona nuk mund ta përballojnë ketë çmim në kuptimin kohor”, ka deklaruar ministri Lekaj.
Ai ka kërkuar zgjidhje adekuate dhe më të pranueshme për çështjen në fjalë.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...