Përmes një komunikate për media, Qeveria e konsideron si akt të rëndë sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, kështu duke ftuar organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë së kryesve të tij.
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj z.Zogaj është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij.
Duke i uruar z. Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...