Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, zhvilloi një takim online me përfaqësues të dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan.
Ky takim u organizua nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland.
“Në emër të qeverisë amerikane, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane”, thuhet në njoftimin e zyrës për medie të kryeministrit.
Në mbledhjen saj të 26-të, Qeveria ka marrë vendim për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Ekipet përkatëse të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me hollësitë e strehimit të tyre./arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...