Avokati, Artan Qerkini ka ngritur shqetësim sesi Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar.
Sipas tij në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se të njëjtit, ata lirohen nga përgjegjësia.
”Komunikimi avokat, klient, është i privilegjuar, bisedat tjera mund të përgjohen. Është një çështje delikate”.
”Nëse kemi dëshmitarë të privilegjuar. Psh. Bashkëshortja është dëshmitare e privilegjuar. Si ka mundësi që dikush të jetë dëshmitar i priviligjuar, e ti ta përgjosh dëshmitarin e privilegjuar”.
”Nëse bashkëshorti/ja, vëllau është dëshmitar i priviligjuar, lirohet nga përgjegjësia. Si ka mundësi ta përgjosh bisedën mes një personi që është i akuzuar dhe një dëshmitari të privilegjuar dhe atë me e përdorë pastaj si mjet për me e vazhdu paraburgimin, për me ia vazhdu pozitën procedural të pandehurit në procedurë”.
”Ata janë dëshmitarë të privilegjuar, nuk obligohet vëllau me dëshmu për vëllaun, bashkëshortja për bashkëshortin. Nëse ai është dëshmitar i privilegjuar si ka mundësi me u përgju”.
Rubikon me Adriatik Kelmendin: Janë përgjuar edhe bisedat me bashkëshorten edhe vëllaun?
”Po. Që të gjitha. Askush nuk paralajmëron se përgjohesh. Mirëpo e kam fjalën se nuk ka mundësi të përdoren për çështje procedurale bisedat e prëgjuara mes të akuzuarit dhe dëshmitarit të privilegjuar”.
”Nuk e di a e ka ngrit këtë çështje mbrojtja, por kish qenë mirë me e ngrit dhe me marrë një përgjigjie nga gjykata”.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...