Qeni i shtëpisë, i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico” ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. (52 vjeçe) dhe të birin e saj, 27 vjeç në një banesë me katër dhoma, në Hannover. Ndërsa mbrëmjen e të martës (mbrëmë) “Chico” i urtë u bë papritur vrasës i të dyve, shkruan bild.de.
Të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes, 25 vjeçare, po merakosej pasi që nuk mund t`i merrte në telefon nënën dhe vëllain, transmeton albinfo.ch. Dikur vajza shkoi te banesa dhe ajo që pa nga dritarja ishte e tmerrshme: vëllai i saj i vdekur, i shtrirë në dysheme. Ajo alarmoi shpejt policinë dhe kur policët erdhën, 25 vjeçarja i paralajmëroi të kishin kujdes nga qeni. Policët me pajijse speciale e neutralizuan qenin dhe e futën në kafaz.
“Mbështetur në hetimet e deritashme ne mund të vimë në përfundim se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Por mënyra se si ka ndodhur kjo, është ende e paqartë.
Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur. Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv, përcjell albinfo.ch. Ata mendojnë se gruaja e hendikepuar dhe i biri i saj i shtatanik (me trup të pazhvilluar) ishin të mbingarkuar me përkujdesjen për qenin.
Para dy vitesh një inspektor për mbrojtjen e kafshëve i kishte vizituar pasi që ishte njoftuar se qeni qëndronte në ballkon dhe nuk dilte pothuaj fare.
Prokuroria ka urdhëruar bërjen e obduksionit të dy viktimave për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tyre.
Autoritetet pastaj do të vendosion nëse do të mbytet qeni ose jo. Deri atëherë ai do të mbahet në një strehimore kafshësh.
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada