Qendra Kulturore e Fëmijëve bëhet me bibliotekë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Për formimin e kësaj biblioteke, Instituti “Yunus Emre” ka dhuruar libra në vlerë prej 1.500 euro për këtë qendër.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, tha se këto libra do të jenë në shërbim të fëmijëve të Qendrës Kulturore për Fëmijë dhe janë tituj të ndryshëm të letërsisë për fëmijë nga shkrimtarë vendor dhe të huaj.
“Leximi ka një ndikim jashtëzakonisht të mirë tek fëmijët. Ky do të jetë fillimi i krijimit të një biblioteke edhe më të madhe për fëmijët e kësaj qendre. Në të ardhmen do të bashkëpunojmë me institutin “Yunus Emre” edhe për projekte të tjera, siç është konkursi për përzgjedhjen e fotografisë dhe pikturës për Prishtinën, ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më datë 8 qershor”, tha Bogujevci.
Ndërsa, drejtori i institutit “Yunus Emre”, Bülent Yçpınar tha se është befasuar për të mirë me organizimin “Prishtina lexon” dhe se pamjet ku fëmijët lexojnë në kënde të ndryshme në mënyrë të organizuar, janë mbresëlënëse.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore për Fëmijë, Teuta Musa tha se qëllimi është që fëmijëve t’iu ofrohet mundësia që të lexojnë sa më shumë.
Po ashtu, fëmijët e Qendrës Kulturore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, defiluan në sheshin e kryeqytetit duke mbajtur në duar pankartat në të cilat ishin të shkruara nenet e konventës ndërkombëtare të fëmijëve me qëllim të sensibilizimit të opinionit për të drejtat e fëmijëve./arbresh.info/
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...