Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, transmeton arbresh.info.
Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...