Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja, ka thënë se është për t’u vlerësuar puna e bërë nga institucionet e sigurisë në drejtim të ndaljes së ekstremizmit të dhunshëm, por sipas tij po shfaqen sfida të reja, raporton “Zëri.info”.
‘Vlerësojmë punën e institucioneve në përgjithësi. Në 3 4 vitet e fundit është bërë shumë në ndalimin e ekstremizmit, ka më shumë informim e kemi një pasqyrë më të qartë të rreziqeve. Rrezikoj aq i nivelit të lartë. Ka shumë fake news. Nuk jemi për ta ekzagjeruar por aq për ta shmangur si temë.”, tha Qehaja në konferencën ku u lancua raporti “Përtej shkaktarëve: rreziqet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë” publikuar nga QKSS.
Qehaja po ashtu shtoi se rreziku nuk duhet parë vetëm nga prizmi i atyre që kanë marrë ojesë drejtpërdrejt në konflikt, por edhe nga i simpatizantëve, atyre që i kanë përkrah./ZERI/
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...