Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki sot realizoi takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për komunikimin e shkëlqyer të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, bashkëpunimin në më shumë fusha me interes të përbashkët. Njëherazi, është konfirmuar angazhimi i përbashkët ndaj parimeve evropiane, shkruan arbresh.info.
Takimi u shfrytëzua për shkëmbimin e mendimeve dhe shqyrtimin e mundësive për avancimin e bashkëpunimit bilateral, i cili tashmë po realizohet me intensitet dhe përmbajtje të rëndësishme përmes projekteve dhe iniciativave konkrete. Situata e tillë ekzistuese do të konfirmojë dhe inkurajojë vullnetin e ndërsjellë për avancimin e marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.
I përbashkët ishte konstatimi se bashkëpunimi ekonomik paraqet një nga prioritetet e politikës së jashtme të të dy vendeve, fushë ku ekzistojnë mundësi dhe kapacitete të pashfrytëzuara për zhvillim të mëtejmë në drejtim të arritjes së zhvillimit ekonomik të të dy vendeve dhe rajonit në tërësi, dhe me këtë të rrisë edhe standardin e qytetarëve.
Veçanërisht u theksua domosdoshmëria e intensifikimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve për lidhje infrastrukturore, por edhe në fusha të tjera, tregti, turizëm, kulturë, arsim./arbresh.info/
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...