Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputet i PDK-së, Rashit Qalaj ka dhënë detaje rreth nismës ligjore për pensionimin e parakohshëm të policëve të Kosovës. Qalaj ka paralajmëruar se projektligji do të jetë gati në vjeshtë dhe ai pret miratimin në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Qalaj është shprehur në RTK se ka mbështetje edhe të pozitës për nismën e tij ligjore, për miratimin e një ligji për pensionimin e parakohshëm në radhët e Policisë së Kosovës.
Sipas tij, kostoja financiare nuk duhet të jetë pengesë, sepse kur është në pyetje siguria e vendit, shteti duhet të jetë i gatshëm të bëjë zgjidhje.
Rreth 1500 pjesëtarë të Policisë mund të përfitojnë nëse miratohet ky ligj, ndërsa janë rreth 500 që kanë probleme shëndetësore, trauma dhe e ushtrojnë me vështirësi detyrën e policit.
Qalaj ka folur edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet policia kosovare, duke nisur nga mungesa e uniformave, këpucëve e deri te mungesa e sigurimit shëndetësor.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë të rrisë pagat e policëve, të cilët janë prekur nga kriza e thellë ekonomike.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...