Sot do të bëhen publike vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Istogut, Rahovecit, Kamenicës dhe Shtimes.
Zyrtarë të PZAP-së kanë thënë se të hënën do të bëhen publike vendimet që kanë marrë si Panel e që subjektet politike kanë afat 24 orë nga marrja e vendimeve që t`i drejtohen Gjykatës Supreme, kurse kjo e fundit brenda 72 orësh duhet të marrë vendim për këto ankesa.
Ankesat që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, janë tri nga PDK dhe tri nga LDK si dhe një nga kandidati i pavarur.
LDK është ankuar për Kamenicën, Istogun dhe Prishtinën, përderisa PDK për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin. Një ankesë në PZAP ka bërë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...